LAJMI I FUNDIT:

ZTE bën gati modelin Nubia 5S

ZTE bën gati modelin Nubia 5S

ZTE u ka dërguar një ftesë zyrtare mediave për ngjarjen e saj më 19 nëntor, në të cilën kompania do ta prezantojë modelin e saj të ri të telefonit të mençur Android, përkatësisht modelin ZTE Nubia 5S.

ZTE Nubia 5S është modeli i ri i telefonit prej linjës Nubia, i cili do të jetë pasardhës i ZTE Nubia 5, ndërsa thuhet se ky model do të sjell specifika të jashtëzakonshme.

Modeli më i ri i telefonit të prodhuesit kinez do të sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në full high definition, me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, ngjashëm sikurse modeli aktual.

Nubia 5 besohet se do të mbështetet në procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 800 me 2GB RAM, dhe dy kamera.
Javën e ardhshme, ZTE do t’i publikojë fotografitë zyrtare të ZTE Nubia 5S si dhe të gjitha specifikat e këtij telefoni të ri në Android. / Telegrafi /