LAJMI I FUNDIT:

Zotimi i G 7 ul vlerën e jenit japonez

Zotimi i G 7 ul vlerën e jenit japonez

Vlera e jenit japonez ka rënë pasi grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës u dakordua të ndërhyjë në tregjet financiare në përpjekje për të mbështetur rimëkëmbjen e Japonisë nga tërmeti dhe cunami shkatërrimtar.

Në Tokio një dollar këmbehej me 81 jen. Vlera e lartë e jenit mund ta dëmtojë aftësinë eksportuese të Japonisë, gjë që mund të përkeqësojë gjendjen. /Telegrafi/