LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Më mirë Pellegrini, se Mourinho

Zidane: Më mirë Pellegrini, se Mourinho

Legjenda dhe këshilltari aktual i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë për të përditshmen spanjolle AS, se spekulimet e fundit rreth kalimit të Jose Mourinhos në Bernabeu nuk i pëlqejnë aspak, sepse ai e sheh Manuel Pellegrinin në pankinën e Realit.

“Unë tashmë i kam treguar presidentit atë që mendoj rreth situatës në pankinën tonë. Do të doja që Pellegrini të qëndronte, por unë jam këtu të këshilloj. Presidenti jep urdhrat dhe ai vendos. Do të shohim se çfarë vendime do të marrë ai”.

“Titulli? Është vërtet vështirë që Barcelona të dështojë, por shpresoj se do të dështojë. Të dyja ekipet kanë pasur një sezon të mrekullueshëm dhe janë pranë arritjes së 100 pikëve. Nuk mund të pritet më shumë nga Reali. Është turp që nuk mund ta fitojmë La Ligan, por para nesh gjendet një Barcelonë shumë e fortë”.

“Ka mbetur edhe një javë dhe gjithçka mund të ndodhë. Do të isha shumë i lumtur nëse ajo do të ndodhte”, përfundoi Zidane. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori