LAJMI I FUNDIT:

Zidane edhe zyrtarisht pjesë e Realit

Zidane edhe zyrtarisht pjesë e Realit

Legjenda e futbollit Zinedine Zidane pritet që gjatë javës që vjen edhe zyrtarisht të marrë detyrë në ish-klubin e tij, Real Madrid.

Ish-Lojtari Më i Mirë në botë do të jetë në Santiago Bernabeu në takimin përballë Real Valladolid para se javën e ardhshme të fillojë detyrën e re në klub.

Zidane ka shmangur mundësinë për të pasur një zyre dhe në vend të saj do të takohet me drejtuesit dhe do të diskutojë mundësinë e të qenit pjesë e stafit teknik. /Telegrafi/