Jo të gjitha mallrat, të cilat futen në vendkalimet kufitare, përkatësisht në Portën 1 dhe 31, kalojnë për zhdoganim në terminalin doganor që gjendet në jug të Mitrovicës, bëjnë të ditur përfaqësues të Doganave të Kosovës. Sipas tyre, këto mallra që konsiderohen të kontrabanduara, mbesin në pjesën veriore të Kosovës. Ndërkaq, ekspertët e ekonomisë thonë se kjo dukuri po i shkakton dëme të mëdha ekonomisë kosovare.
Pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës shërbejnë si pika hyrje të mallrave në Kosovë, derisa zhdoganimi i tyre bëhet në terminalin doganor në Mitrovicë.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci, thotë se problem kryesor mbeten mallrat, të cilat hyjnë në Kosovë, por që nuk i nënshtrohen kontrollit doganor.
“Përgjithësisht, problemi kryesor, të cilin e kemi, është që një pjesë e mallrave që futen në ato dy pika, nuk vijnë në terminalin doganor. Për këtë arsye, ato mbesin në pjesën veriore të Kosovës, mbesin në Zubin Potok, në Leposaviq apo në ndonjë vend tjetër në veri. Si të tilla, ato janë mallra të kontrabanduara, që nuk i janë nënshtruar një kontrolli doganore. Ky është problem. Ndërsa, për mallrat që janë destinuar për pjesën tjetër të territorit të Kosovës, problemi është i zgjidhur, pasi që të gjitha zhdoganohen në mënyrë të rregullt”, bën të ditur Stavilevci.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, serbët kishin djegur pikat kufitare 1 dhe 31, periudhë kjo kur edhe janë larguar doganierët kosovarë. “Rënie të kontrabandës është e pamohueshme që ka pasur, për arsye se ne i kemi rritur të hyrat. Krahasuar me ato të vitit 2009 dhe ato të vitit 2010, të hyrat janë rritur për afër 65 milionë euro. Nuk mund të ketë rritje të kontrabandës dhe në të njëjtën kohë të ketë edhe rritje të të hyrave”, sqaron Stavilevci.
Ndërkaq, ekspertët e ekonomisë thonë se moszhdoganimi i mallrave, të cilat hyjnë nga pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, tregon neglizhencën e institucioneve të Kosovës karshi këtij problemi.
Mallrat, të cilat nuk zhdoganohen, e që konsiderohen të kontrabanduara, sipas ekspertit të ekonomisë, Haki Shatri, po e dëmtojnë rëndë ekonominë kosovare. “Kjo formë e shmangies dhe ajo pjesë e veriut, Kosovës kushton shumë, sidomos në planifikimin e të hyrave për buxhetin e Kosovës. Janë disa të dhëna, të cilat flasin se rreth 200 milionë euro në vit janë humbje që i shkaktohen Kosovës për shkak të këtij veprimi të paligjshëm”, thotë Shatri.
Rritjes së nivelit të ekonomisë së paligjshme i ka kontribuuar mosprania e doganierëve kosovarë në pikat kufitare.
Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, thekson se institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin hapa konkretë për luftimin e kësaj dukurie. “Duhet të punohet me të gjithë faktorët relevantë, që të vihet kontroll i rreptë, të eliminohet evazioni fiskal në radhë të parë nga njerëzit e Kosovës, pastaj të kontrollohet edhe për pjesën tjetër që hyn nga Serbia”, thekson Shatri.
Veriu i Kosovës është cilësuar shpesh edhe nga vetë autoritetet kosovare si oazë e krimit. Prishtina zyrtare nuk ka shtrirë ende kontrollin e saj në atë pjesë.
Ndërkohë, çështja e Doganave në veri të Kosovës, do të jetë pjesë e bisedimeve teknike Prishtinë – Beograd. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Ministri i Financave pret votën e opozitës për kredinë 90 milionëshe me Bankën Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet