LAJMI I FUNDIT:

Zero tolerancë për oligarkinë

Zero tolerancë për oligarkinë

Qytetari shqiptar e përdor celularin 17 për qind më shumë se mesatarja europiane Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërhyjë në tarifat e shërbimeve të disa prej sektorëve të ekonomisë me qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha thotë se kjo ndërhyrje do të bëhet së pari në shërbimin celular dhe atë bankar.

Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria e tij do të përdorë zero tolerancë ndaj asaj që e quajti oligarki dhe oligarkë. Fjala është për shërbimin e transaksioneve bankare dhe shërbimit celular në vend ofruesit e të cilave sigurojnë në Shqipëri, prej çmimeve disa herë më të larta se vendet e pasura në Evropë, fitime të jashtëzakonshme.

Sipas kryeministrit Berisha, transaksioni bankar në Europë e ka çmimin zero, ndërsa në Shqipëri paguhet shumë shtrenjtë. Po sipas tij edhe pse qytetari shqiptar e përdor celularin 17 për qind më shumë se mesatarja europiane, ai paguan për të çmime 2-3 herë më të larta se Austria.

Kryeministri Berisha tha se mjeti me të cilin qeveria do të mbrojë konsumatorin do jetë taksimi i fitimit të këtyre kompanive që pastaj, po sipas Berishës, do të sjellë më shumë shkolla e spitale në vend.


Analisti i ekonomisë, Fatos Çoçoli duke folur për BBC-në thotë se edhe pse e vonuar, ndërhyrja e qeverisë është e mirëpritur dhe në interes të konsumatorit. Ai shton se kjo ndërhyrje me anë të taksimit të fitimit nuk është një masë kundër lirisë së tregut, por për lirinë e tij. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori