Nga: Lawrence Ferlinghetti
Pound në Spoleto
Hyra në paradhomën e teatrit Meliso, në sallën e bukur të renesansës, në të cilën gjatë mbajtjes së festivalit Spoleto çdo ditë mbaheshin takimet me poetë dhe koncertet kamertale, dhe befas, për herë të parë pashë Ezra Poundin, të palëvizshëm posi statujë prej druri të mandarinës, në lozhën e ballkonit në prapavijë të teatrit, një kat mbi ulëset mbi parter.
Kam qenë i tronditur, duke e parë atë plak të pashëm me qëndrim të pazakonshëm, thatanik e flokëgjatë posi shqiponjë në të ’80-at me kokën çuditërisht të shtrembëruar në një anë, të thelluar në mendim të përhershëm … Menjëherë pas tre poetëve të rinj të cilët gjendeshin në skenë, në listën e atyre që duhej t’i lexonin vargjet e veta, gjendej edhe ai, edhe pse poezitë e veta duhej t’i lexonte nga lozha në të cilën rrinte ulur me një mikeshë të vjetër (e cila ia mbante letrat), duke pritur. I shikonte kyçet e duarve të veta, ngapak duke i lëvizur, pa mimikë. Vetëm një herë, kur të gjithë në teatrin përplot i duartrokitnin dikujt në skenë. U zgjua befas për të duartrokitur edhe ai, por duke mos ngritur shikimin, sikur të ishte i nxitur nga zëri në hapësirë. Gati pas një ore, i erdhi radha edhe atij. Apo pas një amshimi të tërë …
Të gjithë në sallë u ngritën, u kthyen dhe shikuan nga lozha në të cilën ishte Pound, duke duartrokitur. Duartrokitja ishte e gjatë dhe Pound provoi të ngritet nga kolltuku. Mikrofoni ishte në afërsi, me duart thatanike u kap për mbajtëset anësore të kolltukut dhe provoi të ngritet. S’ia doli dhe përsëri provoi, por pa sukses. Mikesha e vjetër as që provoi t’i ndihmojë. Më në fund ia dha një poezi, dhe gati pas një minute u dëgjua zëri i tij. Së pari nofulla i lëvizi, e mandej mezi u dëgjua zëri i dobët, por i vendosur, më i lartë seç kam pritur, fishkëllor, aq i dobët por ende aq shumë i vendosur.
E ula kokën në duart e mbështetura në pahinë e kadifesë së lozhës. U befasova kur pashë që loti më pikoi në gju. Zëri fishkëllor e i pathyeshëm ende dëgjohej. I verbëruar, nga dera e sprasme e lozhës dola në korridor kur vizitorët rrinin ulur të kthyer kah ai. Zbrita dhe dola në dritën e diellit, duke qajtur …
Lart tej qytetit
bri akuaduktit të lashtë
gështenjat
ende lulëzonin
Zogjtë e heshtur
fluturonin në rrëzën
e largët të luginës
Dielli
i rrezatonte gështenjat
e gjethet drithëronin në diell
drithëronin drithëronin drithëronin
e vazhduan të drithërojnë
E zëri i tij
arrinte
duke kumbuar
nëpër gjethe…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një njeri, një Akademi: Sami Frashëri sipas vajzës së tij

ÇKA ËSHTË POEZIA

Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës