LAJMI I FUNDIT:

Zenden vazhdon edhe një vit me Sunderlandin

Zenden vazhdon edhe një vit me Sunderlandin

Mesfushori i Sunderlandit, Boudewijn Zenden, është pajtuar të vazhdojë për një vit qëndrimin e tij në Stadiumin e Dritave.

Holandezi iu bashkua Maceve të Zeza si transferim i lirë në muajin tetor, ku erdhi nga Marseille së bashku me kapitenin Lorik Cana.

33-vjeçari kishte kushtëzuar klubin të luajë së paku 15 ndeshje këtë sezon për të nënshkruar marrëveshje të re, numër të cilin e kishte arritur që në mars. Sipas babait dhe agjentit të tij ai tashmë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

“Kam qenë shumë i qartë deri tash se Boudewijn Zenden do të qëndrojë në Sunderland. Kontrata e tij shkruante se ai do të fitonte marrëveshje të re nëse luan 15 ndeshje. Ai i ka arritur këtë që në mars”, ka thënë babai i lojtarit për mediat holandeze. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori