LAJMI I FUNDIT:

Zenden ‘me fat’ pas rikthimin në Premier

Zenden ‘me fat’ pas rikthimin në Premier

Mesfushori Boudewijn Zenden ka thënë se ai është një lojtar me fat, pasi nënshkroi marrëveshje njëvjeçare me Sunderlandin, ku do t’i bashkohet ish-bashkëlojtarit të tij, Lorik Cana.

Disa orë pasi ka nënshkruar me klubin e tij të ri, Zenden thotë se është i lumtur që ka gjetur një ekip ku ndjehet mirë dhe respektohet nga trajneri, por se nuk do ta harrojë Olympique Marseillen ku kaloi dy vite.

“Doja të rikthehem në Angli dhe në Ligën Premier. Isha i ftuar nga Steve Bruce për një provë dhjetë ditore gjatë javës së kaluar dhe kësaj jave për të parë gjendjen time. Gjithçka ishte pozitive, andaj këtë vikend arritëm marrëveshje”, ka thënë Zenden. /Telegrafi/