LAJMI I FUNDIT:

Zelensky mund të paraqitet fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York

Zelensky mund të paraqitet fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York

Diplomatët po përpiqen të organizojnë një vizitë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York në muajin shtator, e cila do të ishte vizita e parë jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

“Ne jemi gati për vizitën e çdo zyrtari, përfshirë edhe presidentin”, tha zëdhënësi i misionit ukrainas në OKB, Anatoli Slenko.

Zelensky është në listën e folësve në takimin më të madh vjetor të OKB-së në mes të shtatorit, por Slenko theksoi se kjo ende mund të ndryshohet. Është ende e paqartë nëse vizita do të bëhet, shtoi ai.


Burime nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së konfirmuan se misioni ukrainas po përgatit vizitën e presidentit në mbledhjen vjetore të presidentëve të shteteve dhe qeverive, raporton zeit.

Megjithatë, diplomatët paralajmërojnë se çdo udhëtim i presidentit ukrainas përbën një rrezik të madh për jetën e tij. Ata shtojnë se vendimi do të lidhet me zhvillimin e ngjarjeve ushtarake në Ukrainë.

Këtë vit, Debati i Përgjithshëm do të zhvillohet në selinë e OKB-së në New York duke filluar nga 20 shtatori. Folësit do të jenë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Prania e presidentit ukrainas në sallën e madhe të asamblesë ka të ngjarë të ketë ndikim të rëndësishëm simbolik duke pasur parasysh luftën e vazhdueshme në vend. Zelensky dihet vetëm se ka udhëtuar brenda Ukrainës disa herë që nga fillimi i luftës për arsye sigurie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori