LAJMI I FUNDIT:

Zelensky konfirmon bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite – nga kush do përbëhet delegacioni ukrainas?

Zelensky konfirmon bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite – nga kush do përbëhet delegacioni ukrainas?

Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se zyrtarët ukrainas do të zhvillojnë bisedime me partnerët amerikanë në Arabinë Saudite javën e ardhshme për përfundimin e luftës me Rusinë.

Ndërsa presidenti ukrainas sugjeroi se ai nuk do të jetë pjesë e diskutimeve, ai tha se ekipi ukrainas do të përfshijë:

Shefin e Zyrës Presidenciale Andriy Yermak;


Ministrin e Punëve të Jashtme Andriy Sybiha;

Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov;

Kolonel Pavlo Palisa.

“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe hapat e nevojshëm”, shtoi Zelensky, shkruan skynews.

Bëhet e ditur se kjo pason bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite muajin e kaluar, të cilat u ndoqën nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, këshilltari i sigurisë kombëtare Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme Steve Witkoff.

Të pranishëm ishin edhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe këshilltari për politikën e jashtme të Vladimir Putinit, Yuri Ushakov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori