Ndryshimi i trasesë se autostradës Vermicë – Merdar duket se ka qenë e planifikuar që në momentin e nënshkrimit të kontratës me kompaninë ndërtuese Bechtel & Enka. Qeveria e Kosovës del se ka qenë e sigurt se do ta ndryshoj trasenë, kur vendosi të nënshkruajë kontratë me këtë kompani që peshon 659.8 milionë euro.
Kjo shifër, e cila është raportuar nga Ministria e Transportit në kohën e ish ministrit Limaj, ka gjetur vend në raportin e KRPP`së për vitin 2010. Ndërkaq, bëhet publike për herë të parë në një raport të institucioneve.
“Kontratën për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare, Rruga 7, e nënshkruar gjatë vitit 2010 në vlerë prej 659,813,399.88 euro”, thuhet në raportin e KRPP-së për vitin 2010. Traseja, e cila tani nuk do të kalojë nga Shtimja, por përmes Qafës së Duhlës dhe Arllatit dhe do të lidhet me magjistralen Pejë-Prishtinë, për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, u pat arsyetuar me atë se do të shpëtojnë 350 milionë euro. Kjo sepse me trasenë e vjetër thuhej se terreni ishte i papërshtatshëm dhe se vlera arrinte afër një miliard, shkruan Express.
Pavarësisht kësaj, doli se Qeveria e nënshkroi kontratën me 659.8 milionë euro. Madje, në një rast, vetë Fatmir Limaj, ish-ministër në Ministrinë e Transporteve, pat thënë se çmimi i autostradës, e cila do të kalojë nëpër trasenë e miratuar në Kuvend, do të jetë rreth 659 milionë euro.
Tash e njëjta vlerë do të vlejë jo për trasenë me të cilën u nënshkrua kontrata, por me trasenë e re, që bie kah Malisheva. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Frigo Deluxe prezanton freskinë dhe inovacionin në “Global Albanian Gastronomy Festival” në Berlin
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj