LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen prapaskenat, Felix bëri një gjest të madh për t’iu bashkuar Barcelonës

Zbulohen prapaskenat, Felix bëri një gjest të madh për t’iu bashkuar Barcelonës

Joao Felix ka kompletuar huazimin te Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Përkundër insistimit nga Atletico Madrid për mos ta lejuar largimin e tij, në fund Felix e bëri ëndrrën e tij realitet duke iu bashkuar Barcelonës.

Mundo Deportivo ka dhënë informacione rreth transferimit të Joao Felix në Barcelonë , duke zbuluar se portugezi pranoi me dëshirë një ulje page prej 50 për qind si pjesë e lëvizjes së tij në klub.


Joao Felix synon ta fitoj Ligën e Kampionëve me Barcelonën
Lexo po ashtu Joao Felix synon ta fitoj Ligën e Kampionëve me Barcelonën

Epo, kjo nuk është befasuese, duke pasur parasysh dëshirën e Felixit për të veshur fanellën e Blaugranës, e megjithatë është një gjest i madh.

23-vjeçari ka luftuar për një lëvizje në Camp Nou gjatë gjithë verës, duke refuzuar ofertat nga diku tjetër.

Felix tashmë është përfshirë në skuadrën për t’u përballur me Osasuna të dielën. Ai ka të ngjarë të marrë krahun e majtë në sulmin e Barçës.

Barcelona prezanton dy goditjet e mëdha të ditës së fundit të afatit kalimtar
Lexo po ashtu Barcelona prezanton dy goditjet e mëdha të ditës së fundit të afatit kalimtar

“Të gjithë e dinë se sa i lumtur jam. Unë kam punuar për të qenë në këtë klub. Është një ëndërr e fëmijërisë, kam ardhur këtu për të ndihmuar dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm”.

“Është diçka unike, është diçka që e kam kërkuar për një kohë të gjatë. Kur më treguan për interesimin e Barcelonës, u gëzova shumë”, tha Felix në momentin e prezantimit te Barça. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori