LAJMI I FUNDIT:

Joao Felix synon ta fitoj Ligën e Kampionëve me Barcelonën

Joao Felix synon ta fitoj Ligën e Kampionëve me Barcelonën

Joao Felix ka kompletuar huazimin te Barcelona nga Atletico Madrid.

Sulmuesi portugez do të qëndroj për një edicion te klubi katalunas, por Barça nuk e ka të drejtën e blerjes së tij.


Megjithatë ai është prezantuar sot te Barcelona, teksa shihej mjaftë i lumtur që më në fund ëndrra e tij u bë realitet për t’iu bashkuar katalunasve.

I shoqëruar nga presidenti Joan Laporta, sulmuesi ishte shumë i emocionuar për bashkimin me klubin e Barçës dhe theksoi se qëllimi i tij kryesor është fitimi i Ligës së Kampionëve.

Zyrtare: Barcelona prezanton Joao Felixin
Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona prezanton Joao Felixin

“Të gjithë e dinë se sa i lumtur jam. Unë kam punuar për të qenë në këtë klub. Është një ëndërr e fëmijërisë, kam ardhur këtu për të ndihmuar dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm”.

“Është diçka unike, është diçka që e kam kërkuar për një kohë të gjatë. Kur më treguan për interesimin e Barcelonës, u gëzova shumë”.

Barcelona prezanton dy goditjet e mëdha të ditës së fundit të afatit kalimtar
Lexo po ashtu Barcelona prezanton dy goditjet e mëdha të ditës së fundit të afatit kalimtar

“Kam parë Barçën që kur isha fëmijë dhe gjithmonë kemi qenë tifozë të kësaj skuadre, e kishim atë ëndërr dhe ja ku jam. Luftoj gjithmonë për të fituar trofe”.

“Liga e Kampionëve  ka qenë gjithmonë trofeu i ëndrrave të mia, por ne po ecim pak nga pak. Do të përpiqemi ta fitojmë atë”, deklaroi Joao Felix. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori