Auditori i Përgjithshëm, Lars Lage Olofsson ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të Financave Publike, gjatë mbledhjes që ky komision mbajti në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Siç njofton Zyra për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës, Olofsson, para anëtarëve të Komisionit ka paraqitur një dokument të përpiluar, si një informator i përgjithshëm për anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, mbi punën e ZAP-it.
Olofsson, fillimisht sqaroi se Auditori I Përgjithshëm funksionon në bazë të Kushtetutës së Kosovës, dhe Ligjit për Themelimin e Zyrës së Auditorit të të Përgjithshëm.
Auditori i Përgjithshëm, ka mandat të auditojë të gjitha organizatat buxhetore edhe entitetet tjera në Kosovë, të cilat janë më shumë se 50 për qind në pronësi publike, ose që marrin mjete financiare nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, sqaron z. Olofsson.
ZAP ende nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme për të kryer funskionet dhe detyrat e saj të parashtruara me ligj. Kapacitetet funksionale të saj, sipas ZAP nuk janë në nivel. Kjo, për arsye se buxheti i ZAP për vitin 2009 është më i vogël se sa në vitin 2008, përafërsisht njëqind mijë euro.
Sipas Auditorit të Përgjithshëm, kjo rritje e buxhetit do të plotësonte nevojat e ZAP, për të kryer detyrat e parapara me ligj. Po ashtu, gjatë këtij takimi Olofsson ka vënë në pah edhe stafin profesional të ZAP, sipas së cilit është i pamjaftueshëm numri i auditorëve.
Ai, ka sqaruar se në vitin 2008 ZAP ka pasur në dispozicion 80 punëtorë, ndërsa, në vitin 2009 numri i stafit të ZAP-it është rritur në 90, kurse me rishikim të buxhetit të Kosovës në 106.
Olofsson, konkludoi se buxheti i propozuar nga Qeveria e Kosovës nuk i mbulon shpenzimet e këtij institucioni publik. Megjithatë, stafi i ri i ZAP pritet të fillojë punën në janar të vitit 2010.
Auditori Gjeneral, shtoi se kompanitë audituese janë duke finalizuar raportet e tyre audituese për komunat e Kosovës. Këto raporte, më pas, do t’i dorëzohen Komisionit për Mbikëqyrje Financiare. Kjo, sipas Olofsson do të ndodhë në janar të vitit 2010.
Ndërkaq, në prill të vitit të ardhshëm, po ashtu Auditori i Përgjithshëm do të nxjerrë raportin vjetor të performancës. Ndërsa, auditimet periodike sipas Olofsson do të finalizohen para afatit të caktuar.
Lars Lage Olofsson, pasi sqaroi se ZAP është duke e kryer misionin e tij me sukses dhe përgjegjësi, ka kërkuar nga Komisioni që të bëjë sa më shpejt edhe përzgjedhjen e auditorit, i cili do të bëjë auditimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
Krejtësisht në fund të këtij takimi, anëtarët e Komisionit kanë kritikuar raportet e Auditorit, duke kërkuar që këto raporte të shtjellohen në mënyrë më të qartë, më konkrete dhe më dhe më reale. Këto raporte, sipas tyre, janë raporte të padobishme për deputetët, njofton Zyra për Informim e Kuvendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Fondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar