LAJMI I FUNDIT:

Zanetti sonte zhvillon ndeshjen e 700-të me Interin

Zanetti sonte zhvillon ndeshjen e 700-të me Interin

Javier Zanetti në finalen e sotme të Ligës së Kampioonëve kundër Bayern Munichut në Bernabeu do ta veshë fanellën zikaltër për të 700-tën herë dhe është krenar që kjo shifër vjen në një ndeshje shumë të veçantë.

"Jam krenar që kam luajtur kaq shumë ndeshje me të njëjtën fanellë. Dhe ta bëj këtë në këtë një ndeshje kaq të rëndësishme siç është kjo finale, do të thotë të krijosh histori".

"Sekreti është puna e palodhshme, dhe të kesh besim në të gjithë trajnerët të cilët i kam pasur", ka thënë Zanetti.

Kapiteni i Interit, i cili së fundi u la anash nga përzgjedhësi i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, ka folur edhe për emocionet që ofron Liga e Kampionëve.


"Ndjenja ësthë e veçantë. Liga e Kampionëve është një garë shumë e veçantë. Kemi shumë emocione të fuqishme këtë vit dhe kështu do të jetë edhe sonte. Kam pasur shumë finale, por kjo do të jetë e veçantë. Por nuk do të përfundoj këtu, dua edhe në të ardhmen të vazhdoj të fitoj edhe shumë", ka përfunduar argjentinasi. /Telegrafi/