LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: Benitez vazhdon aty ku ka mbetur Mourinho

Zanetti: Benitez vazhdon aty ku ka mbetur Mourinho

Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, ka mbështetur zgjedhjen e Rafa Benitezit për trajner të ri të Interit, që pritet të zyrtarizohet në mbrëmje, duke thënë se ai do të vazhdojë projektin e lënë në gjysmë nga Jose Mourinho.

“Trajneri i ri do të zyrtarizohet së shpejti. Benitez është i mirë për mua edhe pse nuk kam preferenca të caktuara. Klubi e di se çfarë duhet të bëjë. Trajneri i ri duhet të jetë dikush që mund të menaxhojë zhveshtoren dhe të mbajë dialogun ndërmjet grupit”.

“Por, kushdo që do të vijë, nuk ka nevojë të brengoset për ndryshime të shumta pas rregullit të vënë nga Mourinho. Trajneri i ri vetëm duhet të vazhdojë aty ku ka mbetur Mourinho”, deklaroi Zanetti për Il Giornale. /Telegrafi/