LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Mospërdorimi i emrit të ri është mosrespektim i Kushtetutës

Zaev: Mospërdorimi i emrit të ri është mosrespektim i Kushtetutës

Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur për procedurat e mëtutjeshme me ligjet që nuk u nënshkruan nga kryetari Gjorge Ivanov tha se “mosrespektim i Kushtetutës është edhe nëse nuk ndërrohet emri i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Zaev tha se shërbimet do të gjejnë zgjidhje të përbashkët në mënyrë të mundësohet ndërrimi i ligjeve të miratuara, që nuk morën nënshkrimin e Gjorge Ivanovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi të hënën njoftoi se Ivanov nuk i ka nënshkruar dekretet e 11 ligjeve. Ligjet të cilët Ivanov i refuzoi do të duhet përsëri të gjenden në procedurë kuvendare dhe duhet të miratohen së paku me 61 deputetë.


Nga 1 prilli Kuvendi nuk do të punojë për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, por për procedurat e mëtejshme në këtë drejtim pritet edhe mendimi i kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është jashtë vendit për shkak të nënshkrimit të protokollit për anëtarësim në NATO. Nuk përjashtohet mundësia që Kuvendi të punojë edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale për t’u miratuar ligjet reformuese, që BE i kërkon nga Maqedonia e Veriut.

“Vendin tonë nuk i duhen bllokime për arsye subjektive. Besoj se do të gjenden zgjidhje”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori