LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Qeveria e harroi Trepçën

Ymeri: Qeveria e harroi Trepçën

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë asgjë për Trepçën, duke iu referuar një ligji që ka pas të nxirret.

“Qeveria po heq dorë nga premtimet e veta aq pompoze se do të ketë ndryshime të mëdha në ekonomi. Trepça është dashur ta ketë ligjin për të cilin është folur para pesë muajve e ky afat përfundon nesër. Asgjë nuk është bërë në këtë drejtim për Trepçën e minatorët”, ka thënë Ymeri duke folur në debatin e lëvizjes Fol, raporton Indeksonline.

Ai po ashtu ka folur edhe për reformën tatimore ku ka thënë se kjo do ta rrit shpenzimin e konsumatorit për 1 për qind.


“Vendimet që i ka marrë kjo Qeveri, reforma tatimore është më e rëndësishmja. Bazat tatimore janë problemet në politikën fiskale që e kanë stagnuar ekonominë në Kosovë. Tatimi në rrjedhë të shtuar është rritur nga 16 në 18 për qind. Kjo e rrit shpenzimin e shportës së konsumatorit për 1 për qind. Normat tatimore janë të njëjta për 10 për qind. MTI e ka marrë një fond për kredi marrje për kompanitë e vogla dhe të mesme. Ky fond është zëvendësim i premtimit madhor nga PDK e LDK për një fond madhor të punësimit. Nuk mund të ketë rritje të ekonomisë nëse nuk kemi energji të mjaftueshme”, ka thënë i pari i Vetëvendosjes Visar Ymeri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori