LAJMI I FUNDIT:

Yago Falque kthehet te Juve

Yago Falque kthehet te Juve

Juventusi ka rikthyer mesfushorin Yago Falque nga Bari, ku ka qenë i huazuar.

Problemet në mesfushë e kanë detyruar trajnerin Ciro Ferrara që ta ktheje spanjollin në skuadër.

Mungesa e Mohammed Sissokos, lëndimet e Mauro Camoranesit dhe Christian Poulsen, huazimi i Tiagos te Atletico Madridi, ia kanë kufizuar opsionet në mesfushë skuadrës bardhezi.

“Yago kthehet te Juventus. Mesfushori, që u transferuar vitin e kaluar nga Barcelona, është kthyer”, shkruan në faqen zyrtare të Juves, derisa Sky Sport Italia njofton se edhe Michele Paolucci do të kthehet te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/