Administrata Publike e Kosovës është shtylla kryesore e një shteti demokratik, ndërkaq pa një administratë publike moderne, profesionale dhe llogaridhënëse, nuk mund të ofrohen shërbime efikase.
Kështu ka deklaruar sot në UBT ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në një ligjëratë tematike më temë: “Modernizimi i Administratës Publike në Kosovë- Sfidat dhe Mundësitë”.
Ministri Yagcilar ka potencuar se modernizimi i administratës në Kosovë nënkupton më tepër depolizitim, njëherësh përfshinë llogaridhënie dhe profesionalizëm.
“Strategjia për zgjerim e Bashkimit Evropian e publikuar në shkurt të vitit të kaluar thekson se Reforma e administratës publike është me rëndësi për forcimin e qeverisjes në të gjitha nivelet. Kjo përfshin përmirësimin e cilësisë dhe llogaridhënies së administratës, rritjen e profesionalizmit, de-politizimin dhe transparencën”, theksoi ministri Yagcilar.
Yagcilar shtoi se procesi i reformave të Administratës Publike përcjellët edhe me sfida të shumta, por se transformimi i këtij sistemi është një investim në demokraci dhe ekonomi.
“Koordinimi ndër-institucional më efikas, rritja e llogaridhënies në administratën publike, rishikimi funksional i të gjitha organeve qendrore dhe të pavarura me opsione të qarta për racionalizimin e tyre, sistem efektiv të raportimit në kohë reale bazuar në të dhëna reale, janë vetëm disa nga sfidat me të cilat po përballet ky sistem”, potencoi ministri Yagcilar.
Në bashkëbisedim me studentët e UBT-së, rektori prof.dr Edmond Hajrizi ka thënë se Strategjia për Modernizimin e Administratës Publike e Qeverisë së Kosovës, e cila do të përfundoj në vitin 2020, është politikë e rëndësishme që ndihmon vendin edhe në procesin e integrimit evropian.
Hajrizi potencoi që UBT ka përfituar shumë nga ekspertiza e vendeve të tjera dhe me këtë rast si institucion, studentët dhe stafi akademik mund të kontribuojë në këtë proces.
“Qeveria miratoi vendimin për krijimin e strukturave për menaxhimin e iniciativës së të dhënave të hapura dhe tashmë ekziston një portal kombëtar për të dhëna të hapura. Ne në UBT promovojmë të dhënat e hapura dhe gjithashtu kemi kontribuar në kulturën e të dhënave të hapura dhe kemi publikuar të dhëna të rëndësishme për sektorë të ndryshëm. Vitin e kaluar edhe MAP publikoj edhe raportin e vlerësimit të gatishmërisë për hapjen e të dhënave, apo siç njihet raporti ODRA”, tha rektori Hajrizi.
Tutje, rektori Hajrizi tha se në të ardhmen mund të bashkëpunohet me Ministrinë e Administratës Publike për këtë iniciativë, fillimisht duke organizuar trajnime profesionale dhe hartimin e projekteve në interes publik.
Në fund u tha se modernizimi i Administratës Publike në Kosovë, përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve dhe afron shtetin e Kosovës me shtetet tjera të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Artikull i sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike 3.2 për qind në vitin 2025

Vendimi për rritjen e tarifave, ZRrE demanton veten për përfshirjen e katër komunave në veri (Dokument)

Vlerësim për standardet e sigurisë: AI Trade pret në vizitë Inspektoratin e Punës dhe Ambasadorin suedez

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Mercom Company, standarte të reja në ndërtimin modern të Prishtinës

Paketos shkëlqen në Times Square – Kompania kosovare që po sjell Amerikën në Kosovë

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Si ndjehet një pushim familjar i vërtetë dhe i qetë? Kur gjithçka thjesht shkon për mrekulli

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe