LAJMI I FUNDIT:

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Një prej zyrtarëve publikë me pagën më të lartë në vend vazhdon të mbetet drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovë (Trust), Adrian Zalli.

Pas tij, pason guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, që paguhet gati sa Zalli, raporton KosovaPress.

Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, drejtori Adrian Zalli merr pagë vjetore 56 mijë e 823 euro ose 4 mijë e 735 euro pagë mujore.


Pagën vjetore, Zalli e ka deklaruar për vitin 2025 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), raporton KosovaPress.

Përveç pagës së majme, Adrian Zalli ka deklaruar gjithashtu edhe paratë e gatshme në llogari rrjedhëse, siç deklaron ai në APK, ka mbi 200 mijë euro para të gatshme të kursyera në depozita, në euro dhe në valuta tjera të huaja.

Zalli ka deklaruar se posedon një veturë të blerë në vitin 2007 në vlerë 14 mijë e 800 dollarë.

Zyrtari tjetër më i paguar në vend pas Zallit, është guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

As Ismaili nuk qëndron keq me pagë mujore.

Ismaili ka deklaruar pagën vjetore 51 mijë e 793 euro ose 4 mijë e 316 euro ose pagë mujore.

Të dy zyrtarët e lartë përmendur kanë pagën me të lartë edhe se të presidentit dhe kryeministrit në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar në APK për vitin 2025, pagën vjetore 33 mijë e 104 euro ose 2 mijë e 758 euro pagë mujore.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar sivjet pagën vjetore 20 mijë e 278 euro ose pagë mujore 1 mijë e 689 euro. Derisa Glauk Konjufca më 31 mars 2025 ka deklaruar në APK si kryetar i Kuvendit të Kosovë, pagën vjetore 35 mijë e 857 euro. /Kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së Veriut

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së Veriut

Ekonomi
Eksploroni bukurinë me stil: Mbi 100 shpërblime të mëdha në Hoffman Stores!

Eksploroni bukurinë me stil: Mbi 100 shpërblime të mëdha në Hoffman Stores!

Ekonomi
E jashtëzakonshme, kompania teknologjike XToka shpërbleu punonjësit me një udhëtim 5-ditor në ishullin magjepsës Palma de Mallorca

E jashtëzakonshme, kompania teknologjike XToka shpërbleu punonjësit me një udhëtim 5-ditor në ishullin magjepsës Palma de Mallorca

Ekonomi
GoOpti në aeroport – Rezervim i lehtë, një udhëtim që do t'ju pëlqejë

GoOpti në aeroport – Rezervim i lehtë, një udhëtim që do t'ju pëlqejë

Ekonomi
Petrol Company në Klinë!

Petrol Company në Klinë!

Ekonomi
Më në fund udhëtim i lehtë për në aeroport

Më në fund udhëtim i lehtë për në aeroport

Ekonomi
Kalo në kategori