Me një atmosferë madhështore dhe festive, kompania lider në fushën e teknologjisë dhe pajisjeve elektroshtëpiake, Neptun Kosova ka bërë sot hapjen zyrtare të dyqanit të saj më të madh në Ballkan, në qendrën tregtare Central Park në Prishtinë.
Mbi 2,000 metra katrorë, brende prestigjioze dhe një vizion i qartë për të ardhmen – të gjitha të ndërtuara me një qëllim të vetëm: të vendosin klientin në qendër të çdo gjëje.
Kaltrina Hoxha, drejtoreshë e marketingut në Neptun, në një prononcim për Telegrafin tha se lokacioni i ri ka një rëndësi të veçantë strategjike.
“Central Park është një pozicion strategjik, mu në zemër të Prishtinës, dhe i përgjigjet drejtpërdrejt kërkesave të konsumatorëve – lehtë, shpejtë dhe me një qasje të thjeshtë për gjithsecilin”, tha ajo.
Hoxha tha se dyqani i ri përfaqëson jo vetëm një zgjerim fizik, por edhe një qasje të re ndaj përvojës së konsumatorit.
“Neptun Kosova në Central Park është dyqani më i madh në nivel të të gjithë rrjetit tonë, përfshirë edhe prezencën tonë në Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë dhe Kosovë. Mbi 2 mijë metra katrorë hapësirë, me një ambient të kuruar në detaje dhe me brende e prurje të reja teknologjike, përfshirë edhe zona të dedikuara për eksperiencë”, u shpreh ajo.
Për nder të hapjes, Neptun ofroi 3,500 oferta speciale, zbritje deri në 60% dhe 100 dhurata falas për vizitorët e parë, gjë që, sipas saj, dëshmoi edhe njëherë besimin dhe pritshmëritë e larta të konsumatorëve.
“Ky dyqan është ndërtuar me fokus tek konsumatori. Ne jo vetëm që e mbajmë pozitën e liderit në treg, por këtë e shohim si një përgjegjësi për të qenë gjithmonë një hap përpara – për të sjellë atë që konsumatorët presin, apo ndoshta ende nuk e dinë që u nevojitet”, tha Hoxha.
Nga ana tjetër, Fatos Bajraktari, CEO i Central Park, theksoi ndikimin e madh pozitiv që ka hapja e Neptun Kosova në rritjen e vizitueshmërisë së qendrës.
“Neptuni është një brend i fuqishëm dhe tërheqës për çdo qendër tregtare. Pas JUMBO-s, Neptun-i është një tjetër investim i madh që ka rritur ndjeshëm numrin e vizitorëve dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.
Ai tha se Neptun përfaqëson brendin më të mirë në Ballkan për teknologji dhe teknikë të bardhë, dhe hapja e këtij dyqani në Central Park është një arritje e jashtëzakonshme.
“Nuk kemi pasur më parë një dyqan të tillë në rajon. Sot mund të themi me krenari që kemi Neptun-in më të madh në Ballkan. Përveç hapësirës së zakonshme për parkim, kemi krijuar edhe zona të reja në pjesën e pasme të qendrës, të cilat besoj se do të mbulojnë nevojat e vizitorëve”, tha ndër të tjera Bajraktari. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kosova me agroindustrinë më të zhvilluar në rajon, Shqipëria e fundit

Astrit Panxha flet për Telegrafin: Kosova Finance Forum 2025 si qendër e zhvillimeve dhe dialogut financiar

“Gratë e Botës”- Ekspozitë bamirëse nga fotografi Gaspër Sopi: Arti në mbështetje të nënave dhe fëmijëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!