LAJMI I FUNDIT:

Xolo Play T1000, telefon i dizajnuar për lojëra

Xolo Play T1000, telefon i dizajnuar për lojëra

Xolo ka prezantuar modelin e ri të telefonit të saj të mençur, versionin e ri të serisë Xolo X100 Android, pajisjen mobile e cila është e dizajnuar për lojëra, dhe ky model në treg do të njihet si Xolo Play T1000.

Xolo Play T1000 përmban specifika të ngjashme me versionin tjetër të telefonit X1000, edhe pse procesori i këtij modeli është i mbështetur nga quad-core NVIDIA Tegra 3.

Specifikat tjera të Xolo Play përfshijnë ekranin me diagonale prej 4.7 inç në LCD me rezolucion prej 1280 x 720 piksel, kamerën e pasme me 8 mega-piksel dhe atë të përparme me 2 mega-piksel.

Telefoni i mençur i Xolo’së do të vijë me 4GB memorie të brendshme, ndërsa çmimi i këtij modeli nuk do ta tejkalojë shumën prej 268 dollarëve. / Telegrafi /