Telefoni i cili është vetë-quajtur si modeli më i shpejtë në Android, Xiaomi Mi4 i cili u prezantua në fillim të javës, së shpejti do të arrijë edhe në Evropë.
Telefoni i ri i Xiaomit do të jetë në dispozicion në Itali që nga muaji i ardhshëm, me një çmim prej 394,90 eurosh. Distributori italian i Xiaomi-të tashmë ka filluar të marrë para-porosi për Mi4, përkatësisht për versionin e telefonit që nuk ofron mbështetje për rrjetet LTE.
Xiaomi Mi 4 sjell ekranin super të ndritshëm me diagonalen prej 5-inç në 1080p, procesorin quad-core Qualcomm Snapdragon 801 me 2.5GHz dhe 3GB RAM. Kompania inovative kineze thotë se Mi 4 është telefoni më i shpejtë i mençur në botë për momentin, dhe sipas performancave të dhëna, mbase edhe mund të llogaritet si i tillë.
Bateria e telefonit vjen me 3080mAh, e cila mund të jetojë deri në 2 ditë e gjysmë, sipas Xiaomit, apo më shumë se çdo telefon tjetër me ekranin prej 5 inç. Mi 4 ghjithashtu mbështet mbushjen e shpejtë, apo më shumë se 60% në më pak se 30 minuta.
Kamera e pasme e Mi 4 vjen me 13 mega-piksel dhe rezolucion të lartë, ndërsa kamera e përparme e telefonit sjell 8 mega-piksel me sensorin e Sony-të në pjesën e përparme. Mi 4 vjen në dy versione të memories: njëri ofron 16GB memorie të brendshme, ndërsa tjetri sjell 64GB. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMotorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar