LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi e kalon LG-në, bëhet i pesti në botë

Xiaomi e kalon LG-në, bëhet i pesti në botë

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Strategy Analytics, prodhuesi i shumë-përfolur kinez Xiaomi ka qenë një nga prodhuesit e telefonave të mençur me rritjen më të shpejtë në tremujorin e dytë të vitit 2014.

I ashtuquajturi "Apple e Kinës" tani është radhitur si krijuesi pestë më i madh për nga numri i telefonave të shitur, pasi ka arritur të marrë një pjesëmarrje mbresëlënëse të tregut mobil në tremujorin e fundit, duke arritur në 5.1% të totalit të tregut, duke lënë vendin e 6-të prodhuesin e njohur LG, i cila gjithashtu ka pasur një tremujor të frytshëm.

Para një viti, Xiaomi përbënte vetëm 1.8% të tregut global, dhe rritja që ka shënuar tani është e jashtëzakonshme.

Shuma e përgjithshme e telefonave të shitur nga Xiaomi gjatë tremujorit të fundit ka qenë rreth 15.1 milionë njësi, apo 11 milionë njësi më shumë se sasia e telefonave që ka shitur në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


Sipas Strategy Analytics, Xiaomi është shumë afër rivalëve të saj si Lenovo dhe Huaëei, ndërsa ata mbajnë pozitën e tretë dhe të katërt në listën e më të mirëve në treg, me 15.8 dhe 20.1 milionë njësi të shitura respektivisht në tremujorin e dytë të vitit.

Siç dihet, udhëheqësit e tregut global të telefonave të mençur në tremujorin e dytë të 2014 ishin “të dyshuarit e zakonshëm”, Samsung dhe Apple, të cilët kanë shitur 74.5 milionë njësi. (Telegrafi)