LAJMI I FUNDIT:

Wright: Titulli në duart e Chelseat

Wright: Titulli në duart e Chelseat

Në kolumnën e tij të shkruar për The Sun, legjenda e Arsenalit, Ian Wright, thotë se titulli i Ligës Premier tashmë është në duart e Chelseat, dhe varet vetëm nga blutë.

“Pasi u mposht në Stamford Bridge gjatë të dielës, Manchester United nuk mund të lejojë të humbë edhe një ndeshje tjetër këtë sezon. Por Chelsea madje mund të shmangë humbjen kur do të udhëtojë në Old Trafford, ashtu siç duhet të shtyhet me United gjatë gjithë sezonit”.

“Pesë pikë janë shumë për një klub me kualitetet e Chelseat, pasi ju nuk mund të mendoni ata të dështojnë kundër Blackburnit, Hull Cityt, dhe të tjerëve. Po, ata kanë pasur rrëshqitjen e tyre, kundër Villa dhe Wigan”

“Kjo ka treguar se ata kanë nevojë të shtrëngohen dhe mos pritni më të humbasin në vende si këto gjatë këtij sezoni”, ka shtuar Wright./Telegrafi/