LAJMI I FUNDIT:

Windows Phone pothuajse është dyfishuar që nga 2012

Windows Phone pothuajse është dyfishuar që nga 2012

ABI Research ka publikuar raportin e saj më të ri për tregun e telefonave të mençur mobil, përkatësisht tremujorin e fundit të vitit 2013, dhe sipas raportit thuhet se dërgesat e telefonave nga viti në vit janë rritur në shkallën prej 38%, përkatësisht 25% për tremujor, për të arritur në 287.8 milionë njësi.

Sistemi operativ i Apple, iOS ka qenë fituesi më i madh për tremujor, pasi që i ka rritur shitjet e saj nga tremujori paraprak për 51%, për të arritur në gjithsejt 18% pjesëmarrje të tregut të telefonave të mençur mobil.

Në krahasim me Apple, dërgesat e sistemit operativ Android janë rritur për 20% për tremujor, rritje kjo e cila ka kontribuar që pjesëmarrja e tregut të rritet nga 77% në 80%.

Ngjashëm sikurse platforma mobile Android, edhe Windows Phone ka arritur një rritje prej 19% në shitje për tremujor, duke i përfshirë edhe festat e fundvitit.


Në anën tjetër, besohet se tremujori i fundit i vitit të kaluar shënoi edhe fillimin e fundit të prodhuesit të famshëm kanadez, BlackBerry, pasi që kompania nuk arriti që për tre muaj të përmirësonte pozitën e saj në treg, ndërsa shitjet e saj vazhduan rënien.

Nëse krahasohen këto shifra me ato të vitit 2012, atëherë shihet që përfituesi më i madh është Microsoft me Windows Phone, pasi që për këtë periudhë ka arritur që ti dyfishojë shitjet, ndërsa Android ka arritur 51%. iOS ka stagnuar duke shtuar jo më shumë se 7% në shitjet e saj, ndërsa BlackBerry ka rënë për nga numri i përgjithshëm i dërgesave të saj. / Telegrafi /