LAJMI I FUNDIT:

“Wimbledon” kampion ekipor i Kosovës në tenis

“Wimbledon” kampion ekipor i Kosovës në tenis

Klubi i tenisit “Wimbledon” nga Prizreni është kampion i Kosovës në tenis në konkurrencën ekipore. Prizrenasit u shpallën klubi më i mirë i Kosovës në vitin 2009 pasi që në finale që u zhvillua në Prizren fituan ndaj ekipit të klubit të tenisit Prishtina me rezultat 3-2.

Për herë të parë pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe për herë të parë në historinë 13 vjeçare të ekzistimit të Federatës së tenisit të Kosovës kemi shpalljen e ekipit me të mirë të Kosovës për vitin garues paraprak.

Takimi u zhvillua sipas sistemit të Davis Cup, pra me katër përballje individuale dhe një në konkurrencën e çifteve.

Në takimin e parë u takuan Zahir Rama nga Prizreni dhe Jeton Hajdari nga Prishtina. Ishte një takim shumë i fortë ku pati mjaft kthesa në rezultat. Setin e parë e fitoi bindshëm Jeton Hajdari. Por, tenisti prizrenas Zahir Rama u këndell dhe beri kthim në rezultat duke fituar setin e dytë me rezultat 6-2. Seti i tretë dhe vendimtar ishte jashtëzakonisht interesant. Në fund Zahir Rama ia morri shërbimin Jeton Hajdarit në gemin vendimtar kundërshtarit të tij duke e përbyllur setin e tretë me rezultat 6-4.


Në përballjen e dytë u takuan Behar Kurteshi nga Prishtina dhe Gurash Hasani nga Prizreni i cili enkas për këtë takim udhëtoi nga Gjermania për të i ndihmuar klubit të tij drejt titullit të më të mirit në Kosovë. Gurashi karrierën e tij profesionale në tenis është duke e vazhduar në klubin e tenisit Palmengarten në Frankfurt të Gjermanisë. Ky takim përfundoi me rezultat 2 me 0 me sete në favor të tenistit prizrenas Gurash Hasanit 6-3 dhe 6-2.

Sfida më interesante dhe vendimtare e ditës ishte ajo e konkurrencës së çifteve ku me të vertetë u zhvillua një luftë e madhe për secilin poen dhe ku të gjithë tenistët treguan vetëmohim maksimal duke i dhënë shikueseve pjesëmarrës një takim cilësor dhe dramatik deri në poenin e fundit. Se sa ishte i fortë ky takim tregon edhe rezultati ku të gjitha setet u vendosën në ‘tie break’. Çifti prizrenas Zahir Rama dhe Gurash Hasani për një nuancë ishin më të mirë se Granit Bajraliu dhe Behar Kurteshi duke fituar me rezultat 7-6, 6-7 dhe 10-8.

Me këtë fitore klubi i tenisit Wmbledon nga Prizreni udhëhoqi me 3-0 dhe siguroi fitoren vendimtare drejt titullit të kampionit ekipor të Kosovës.

Dy takimet tjera u zhvilluan sa për prestigj. Besart Halimi nga Prishtina triumfoi ndaj Burim Bytyqit nga Prizreni me rezultat 6 : 4, 2 : 1 ndërprerje për shkak të lëndimit të tenistit prizrenas dhe në fund Granit Bajraliu fitoi ndaj Durim Morinës 6-0, 6-0.
Kryetari i Federatës së tenisit të Kosovës Shkelzen Domi ia dorëzoi kupën kryetarit të klubit më të mirë të tenisit për vitin 2009 Wimbledon nga Prizreni, Jeton Hadërgjonaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Formacionet zyrtare, Kosovë-Rumani: Debutojnë dy ardhjet e reja tek ‘Dardanët’

Përfaqësuesja e Kosovës
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Granit Xhaka shpërthen ndaj kombëtares daneze

Përfaqësueset
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kalo në kategori