LAJMI I FUNDIT:

Wilder: Fury është i tmerruar nga unë, do të ketë vetëm një kampion

Wilder: Fury është i tmerruar nga unë, do të ketë vetëm një kampion
Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Ylli i kategorisë së rëndë në boks, Deontay Wilder, ka paralajmëruar nokaut brutal ndaj Tyson Furyt.

Pak para matjes, boksieri amerikan u shpreh se kundërshtari i tij është i tmerruar dhe madje paralajmëroi nokaut brutal.

“Është koha që të gjitha ndjenjat e mia, të gjithë energjinë time ta nxjerr”.


Deontay Wilder gjatë matjes zyrtare (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Ky është sport emocional, është sport i madh. Është mbrëmje e veçantë dhe unë di si ta liroj energjinë time”.

“Unë e kam shikuar shpesh në sytë e tij. Unë kam parë edhe më shumë frikë në sytë e tij. Tyson Fury është i frikësuar nga unë. Nuk më intereson çka thotë ai, se është në kokën time, çka është kjo, ai po tenton të bëjë diçka”.

“Tyson Fury është i tmerruar nga unë. Prisni një nokaut brutal”, ka theksuar Wilder para matjes zyrtare.

Në skenë, gjatë matjes zyrtare, 33-vjeçari vazhdoi me retorikën e njëjtë, duke përsëritur se ai do të jetë kampioni.

Tensionet kanë qenë të vazhdueshme ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Është ndeshja më e rëndësishme, por jo më e vështira. Unë kam luftuar kundër boksierëve më të fortë se ai. Kundërshtari im i fundit ishte shumë më i fortë”.

“Ky është vetëm një hap i radhës për atë ku unë dua të shkoj. Siç kam thënë, do të ketë një kampion, një fytyrë, një emër dhe ai është Deontay Wilder”, ka deklaruar Wilder.

Sfida e madhe zhvillohet mëngjesin e të dielës (ora 06:00) në Staples Center të Los Angelesit. Për herë të parë dy boksierët do të luftojnë në këtë arenë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Formula 1
Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët

Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët

Liga e Kampionëve
Ferguson rekomandon trajenrin e njohur italian te Manchester United si trashëgimtar të Ten Hag

Ferguson rekomandon trajenrin e njohur italian te Manchester United si trashëgimtar të Ten Hag

Premier League
Hansi Flick flet pas fitores dhe lavdëron një lojtar për paraqitjen ndaj Young Boys

Hansi Flick flet pas fitores dhe lavdëron një lojtar për paraqitjen ndaj Young Boys

Liga e Kampionëve
Protesta e tifozëve të Borussia Dortmund e cila u mbështet nga shumë tifozë të tjerë drejt UEFA-s

Protesta e tifozëve të Borussia Dortmund e cila u mbështet nga shumë tifozë të tjerë drejt UEFA-s

Liga e Kampionëve
Jobe Bellingham ka realizuar një euro gol - me gjasë Ancelotti do ta adhurojë

Jobe Bellingham ka realizuar një euro gol - me gjasë Ancelotti do ta adhurojë

Ligat tjera
Kalo në kategori