LAJMI I FUNDIT:

West Hami një hap larg mbijetesës

West Hami një hap larg mbijetesës

West Ham United, ekipi ku aktivizohet mesfushori kosovar Valon Behrami, po thuajse ka siguruar mbijetesën në Ligën Premier pasi mposhti Wigan Athletic në Upton Park me rezultat 3-2.

Mysafirët e Wigan kaluan në epërsi të hershme me një autogol të Jonathan Spector (4’), por vendasit arritën së pari të barazojnë me anë të braziliani Ilian pas 30 minutash lojë, para se të marrin epërsinë me anë të Radoslav Kovac në fund të pjesës së parë të takimit (45’).

Pjesa e dytë solli edhe barazimin e rezultatin me Hugo Rodallega që shënoi për Wiganin vetëm shtatë minuta pas pauzës. Por tre pikët e ndeshjes i takuan ekipit vendas që arriti te fitorja falë golit të Scott Parker (77’).

Me edhe dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, West Hami mbledh 34 pikë në pozitën 17-të, gjashtë më shumë se Hull City që tashmë është eliminuar nga liga, pas disfatës prej 1-0 nga Sunderlandi.


Burnley në anën tjetër mbetet shtatë pikë prapa West Hamit por me një ndeshje më pak, të cilën e zhvillon nesër ndaj Liverpool. /Telegrafi/