LAJMI I FUNDIT:

Wenger e lut Fabregain të qëndrojë

Wenger e lut Fabregain të qëndrojë

Sipas The Mirror, bosi i Arsenalit, Arsene Wenger është duke e lutur Cesc Fabregasin të qëndrojë me klubin nga Emirates edhe për dy vite të tjera.

22- vjeçari nuk e di se çfarë të bëjë me të ardhmen e tij, pasi që frikësohet se Barcelona nuk do të kthehet përsëri nëse ai refuzon për herë të tretë këtë verë. Kapiteni do të dëshironte si asgjë tjetër, të qëndronte tek Arsenali dhe të fillonte një epokë të re të suksesit.

Por, gjithçka varet nga fakti nëse Fabregas do të bindet që Arsenali do të jetë në garë për tituj të mëdhenj sezonin e ardhshëm. Ai nuk e ka fshehur faktin që një ditë do të dëshironte të kthehej në vendlindje, te klubi të cilin e la në moshën 16 vjeçare për t’iu bashkuar Arsenalit.

Edhe pse Fabregas ka kontratë afatgjate, Wenger është një menaxher që tenton t’i ndalojë lojtarët të largohen nëse ata dëshirojnë, ndërsa beson se nuk është e mundshme që të mbahet një lojtar i pakënaqur. Por, trajneri është duke tentuar ta bindë mesfushorin të qëndrojë edhe për dy vite të tjera, derisa ekipi të piqet dhe të fillojë epoka e suksesit. Atëherë francezi mendon se Fabregas do të dëshironte të qëndronte edhe më shumë. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit i qëndron besnik klubit, kërkon publikisht rinovimin e kontratës

Ylli i Real Madridit i qëndron besnik klubit, kërkon publikisht rinovimin e kontratës

La Liga
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

La Liga
Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dy lojtarët që Mikel Arteta i do me çdo kusht tek Arsenali pas rinovimit të kontratës

Dy lojtarët që Mikel Arteta i do me çdo kusht tek Arsenali pas rinovimit të kontratës

Premier League
Kalo në kategori