LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Do ta fitojmë titullin

Wenger: Do ta fitojmë titullin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të fitojnë ndeshjet e mbetura në Ligën Premier në mënyrë që Topçinjtë të shpallen kampionë në fund të sezonit.

“Janë edhe tri ekipe në garë dhe ekipi që është më i qëndrueshëm ai do të triumfojë. Ne mund të fokusohemi vetëm në paraqitjet tona. Ne e dimë se duhet të luajmë në mënyrë perfekte. Dhe që të jesh perfekt duhet të fokusohesh në ndeshjet e tua”.

“Na duhet pak ndihmë nga ekipet tjera, por ne e dimë se duhet të luajmë mirë që ajo ndihmë të na shërbejë në fund. Ne kemi krijuar një besim fantastik në skuadër. Qëndrueshmëria deri në fund është gjëja më e rëndësishme”.

“Ne duam të mbajmë këtë shpirt, urinë, dëshirën dhe inteligjencën e treguar deri më tani. Ne i kemi qartësuar qëllimet tona që një kohë të gjatë. Ne po hyjmë në secilën ndeshje sikurse të jetë në pyetje jeta jonë. Ne duhet të vazhdojmë kështu dhe titulli do të jetë i yni”, përfundoi Wenger. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori