LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Arshavin mund të arrijë Ronaldon

Wenger: Arshavin mund të arrijë Ronaldon

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai ka zgjeruar popullaritetin e Ligës Premier duke nënshkruar me Andrey Arshavin.

“Liga Premier ka nevojë për yje si Arshavin, tash që Cristiano Ronaldo është larguar. Arshavin ka gjithçka që i duhet futbollit”, ka thënë Wenger.

“Ai nuk është vetëm një lojtar i shkëlqyeshëm por ai ka një qëndrim të ndershëm dhe freskues. Kur nuk ka penalti ai kurrë nuk ankohet. Ai nuk është njeri i dramave. Ai është një lojtar fantastik për Ligën Premier”, ka shtuar francezi./Telegrafi/