LAJMI I FUNDIT:

Webber fiton në Monaco

Webber fiton në Monaco

Mark Webber është fituesi i Çmimit të Madh të Monacos, duke përmbyllur kështu edhe një garë tjetër fantastike për skuderinë Red Bull, dhe kështu Webber okupoi pozitën e parë në konkurrencën e ngasësve pas fitores së dytë radhazi.

Mark Webber e përfundoi garën me kohë 1:50:13:355, ndërsa pas tij ishte kolegu i tij në skuderinë Red Bull, Sebastian Vettel. Polaku Robert Kubica me Renault doli në pozitën e tretë.

Pozita e katërt i takoi Ferrarit të Felipe Massas, ndërsa në pozitën e pestë gjendet britaniku Lewis Hamilton me McLarenin e tij, 4 sekonda prapa bashkëkombësit të tij Webber.

Tejkalimi i ditës padyshim se u regjistrua në xhiron e fundit, kur shtatëherë kampioni i Formulës 1, Michael Shumacher, tejkaloi në kthesën e fundit Fernando Alonson, për t’ia marrë këtij të fundit pozitën e gjashtë dhe për t’u dhënë sinjal të qartë të gjithëve se dalëngadalë po rikthehet në formën më të mirë. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit i qëndron besnik klubit, kërkon publikisht rinovimin e kontratës

Ylli i Real Madridit i qëndron besnik klubit, kërkon publikisht rinovimin e kontratës

La Liga
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

La Liga
Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dy lojtarët që Mikel Arteta i do me çdo kusht tek Arsenali pas rinovimit të kontratës

Dy lojtarët që Mikel Arteta i do me çdo kusht tek Arsenali pas rinovimit të kontratës

Premier League
Kalo në kategori