Walker: Nuk do të doja të isha portier në San Siro – ja si u shndërrova në mbrojtës krahu

Kyle Walker, mbrojtësi i ri i Milanit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit pas prezantimit të tij në konferencën për shtyp ditën e djeshme.
Mbrojtësi anglez iu bashkua klubit italian në formë huazimi nga Manchester City deri në fund të këtij sezoni me opsionin për ta bërë kalimin të përhershëm.
“Jam lindur më 28 maj, pra në të njëjtën ditë që Milani fitoi Ligën e Kampionëve në Manchester. Shpresoj se do të kemi edhe finale të tjera dhe do të shkruajmë përsëri histori”, ka thënë fillimisht Walker
“Ishte një eksperiencë ndryshe. Zgjedhja ishte mes meje dhe Stones. Unë dhe ai gjithmonë bënim shaka me portierët që nuk mund të ndalonin topat. Në fund, trajneri më zgjodhi mua. A do ta bëja sërish? Me shumë gjasa jo. Ishte e vështirë, por skuadra kishte nevojë për mua në atë moment për të arritur objektivin në Ligën e Kampionëve, dhe ia dola mbanë në atë goditje dënimi”.
“Ishte një trajner i Sheffield që më shndërroi në mbrojtës krahu. Nuk luaja shumë si sulmues qendror, isha i shpejtë por i vogël, ndaj kundërshtarët më shtynin lehtësisht. Kur mbrojtësi ynë i djathtë u lëndua, trajneri më pyeti nëse mund të luaja atje. Luajta, shkoi mirë dhe dy muaj më vonë isha në ekipin e parë. Pra, ishte një rastësi. Më pëlqeu të luaja në atë pozicion, ishte një sfidë që më pëlqeu dhe e shfrytëzova për të provuar veten”.
“Jam shumë i lumtur që mbaj këtë fanellë dhe që luaj për këtë klub. Shpresoj që të mbyllim sezonin me sukses. Në Ligën e Kampionëve po shkojmë mirë, ndërsa në kampionat të gjithë e dimë që mund të bëjmë më shumë. Dua të ndaj përvojën time me lojtarët më të rinj dhe t’i motivoj ata që të luajnë me pasion. Ky është mesazhi që duhet të përcjellim, sepse tifozët e meritojnë. Ne duhet të ofrojmë emocione dhe të tregojmë se po luftojmë për çdo ndeshje për të arritur qëllimet tona”, ka shtuar më tej Walker.
Walker e përfundoi intervistën duke theksuar rëndësinë e përmirësimit kolektiv dhe si kjo përvojë mund t’i ndihmojë Milanit në rrugëtimin e tij këtë sezon dhe për pritjen e mirë që ia bëri Zlatan Ibrahimovic, me këtë të fundit që tregoi se çfarë do t’i sjell ekipit anglezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Guimaraes me marrëveshje speciale me Newcastle, do të largohet për një çmim të ulët në verë

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker