LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Bin Laden-it bie çmimi i naftës

Vrasja e Bin Laden-it bie çmimi i naftës

Çmimet e naftës ka ranë më shumë se 1 për qind në sesionin e sotëm, pasi tregjet reaguan pas lajmit për vrasjen e kreut të Al-Qaeda-s, Osama Bin Laden.

Lajmi reduktoi çmimin e naftës pasi pritet që premiumet e riskut në tregun energjetik të shënojnë rënie. Nafta bruto Brent e Londrës për qershorin ra 1.14 dollarë në 124.75 dollarë për fuçi.

Nafta bruto amerikane për qershorin ra 1.26 dollarë në 112.67 dollarë për fuçi. /Telegrafi/