LAJMI I FUNDIT:

Vonesë fluturimi, stafi realizojnë një lojë interesante për të argëtuar pasagjerët (Video)

Vonesë fluturimi, stafi realizojnë një lojë interesante për të argëtuar pasagjerët (Video)

Për shumë njerëz, vonesat në aeroplan është ndër situatat më frustruese për të duruar.

Pritjet e gjata, të qarat e fëmijëve, por edhe mendimi se mund të humbas takimet e planifikuara – mund të bëhet makthi më i keq i çdo pasagjeri.

Por disa udhëtarë kanë arritur, përcjell Telegrafi, së paku kanë tentuar, për të tejkaluar këtë ndjenjë të pasagjerëve, falë disa argëtimeve në fluturim.


Kanë qenë stafi i EasyJet në rrugën e vonuar Gatwick për në Edinburg të cilët realizuan një garë në mes të dy palëve – me ekipin më të shpejtë për të zbuluar letrën e tualetit, pa e këputur – që si shpërblim do të kishin nga një pije falas.

Fluturimi ishte vonuar për dy orë në sajë të një gabimi kompjuterik dhe pasagjerët u transferuan në një tjetër për të rifilluar udhëtimin e tyre. /Telegrafi/