LAJMI I FUNDIT:

Vlora, vend optimal për të bërë biznes

Vlora, vend optimal për të bërë biznes

Sipas një vlerësimi të fundit të ekspertëve të Bankës Botërore për 22 qytete të Europës Juglindore, qyteti bregdetar i Vlorës është më optimali për të bërë biznes.

Për të analizuar situatën në Shqipëri, sipas Shqip, BB-ja ka studiuar kushtet që ofrojnë qytetet në Vlorë, Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Mes këtyre rajoneve Vlora është renditur e para, me koeficient lehtësie 7, kurse e fundit është Tirana me koeficient 16.

Raporti i prezantuar dje “Të bësh biznes në Europën Juglindore 2011” (Doing Business in Southeast Europe 2011) është i dyti i këtij lloji që analizon se sa lehtë është të bësh biznes në 22 qytete nga shtatë ekonomi: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Moldavi, Malin e Zi dhe Serbi.

Në tërësi, Maqedonia është shteti me kushtet më të mira për të bërë biznes, kurse qyteti i shqiptarëve, Tetova, renditet i pari mes 22 rajoneve të analizuara, ku koeficienti i lehtësisë ishte 3. Më keq ka rezultuar Bosnja dhe Hercegovina. /Telegrafi/