LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohen pronat për 27 kilometrat e para të autostradës

Vlerësohen pronat për 27 kilometrat e para të autostradës

Ministria e Ekonomisë dhe Financave njoftoi të mërkurën se ka përfunduar vlerësimi i pronave të paluajtshme, të cilat janë objekt i shpronësimit për projektin e autostradës për 27 kilometrat e para, segmenti Vermicë-Prizren.

Në njoftimin e MEF-it thuhet se të gjitha palët pronat e të cilëve janë objekt i shpronësimit mund të tërheqin materialet e vlerësimit së bashku me vendimet përfundimtare në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

“Ministria e Ekonomisë dhe Financave njofton se ka përfunduar vlerësimi i pronave të paluajtshme të cilat janë objekt i shpronësimit për 27 kilometrat e para, përkatësisht segmenti 1 dhe 2 Vermicë–Prizren për zonat Kadastrale: Vërmicë, Zhur, Poslishte, Vlashnje, Prizren, Atmaxhe, Arbanë (Dushanovë), Petrovë, Trepeticë, Velezhë, Shpenadi
Caparcë, Novokë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/