LAJMI I FUNDIT:

Bajrami – Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s’po merr vesh në ekonomi fare

Bajrami – Muratit për shtesat: Tregoi Albinit se ai s’po merr vesh në ekonomi fare

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi përkujtoi shtesat për nënat lehona dhe fëmijët që kishte realizuar tre vite më parë.

Kurti shkroi në Facebook të martën se afër 60 mijë nëna të reja dhe mbi 410 mijë fëmijë deri në moshën 16 vjeçare kanë përfituar mbështetje nga shteti që përkujdeset për ta.

Bajrami duke iu drejtuar edhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, tha se duhet t’i tregojë Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare.


“Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish”, shkroi Bajrami.

Ndërkaq rikujtoi edhe disa premtime që sipas Bajramit, Qeveria Kurti nuk i ka realizuar, njofton Telegrafi.

“Por, çka me premtimet tjera: 160 çerdhe, 4 mijë banesa për qiftet e reja, 5 shtepi për të moshuarit, shportë më të lirë të komnsumit, energji më të lirë, çka me i bë deficitit tregtar, ku janë projektet kapitale. Çka me KREJT DHE DREJT?”, shkroi Bajrami./Telegrafi/