5S e suksesit të shitjes moderne – Regjistrohu në Sales Bootcamp më 26 shtator

Jo vetëm një trajnim një ditor, por 30 ditë ekzekutim, të cilat do të përcjellen direkt nga master trajneri Denis Gafuri.
Shitja nuk është më ajo që ka qenë. Klienti sot nuk pret që shitësi t’i tregojë çfarë të blejë. Ai kërkon dikë që ta kuptojë, t’i japë vlerë dhe ta ndihmojë të marrë vendimin e duhur. Dhe kjo kërkon më shumë sesa të dish të prezantosh një produkt. Kërkon një mënyrë të re të të menduarit dhe të vepruarit në shitje.
Pikërisht këtu vjen Sales Bootcamp – 5S e Suksesit të Shitjes Moderne, që do të mbahet më 26 shtator në Four Points by Sheraton, Marigona – Prishtinë. Një ditë intensive e ndërtuar për profesionistët e shitjes që duan të mos mbeten vetëm te “e di”, por të kalojnë te “e bëj dhe jap rezultat”.
Cilat janë 5S që bëjnë diferencën?
1. STRATEGJIA: Shitja e suksesshme nuk fillon kur hapet biseda me klientin. Fillon shumë më herët. Kë duhet të targetojmë? Si ti qasemi klientin? Çfarë duam të arrijmë? Si e ndërtojmë procesin e shitjes? Pa strategji, shitja kthehet në improvizim.
2. SKILL – AFTËSIA: Një shitës mund ta njohë produktin në detaje dhe prapë të mos jetë shitës i mirë. Sepse shitja kërkon aftësi: komunikim, dëgjim aktiv, pyetje të zgjuara, prezantim të vlerës, negocim dhe mbyllje. Aftësitë nuk mjafton t’i dish. Duhet t’i praktikosh.
3. STORY – TREGIMI: Njerëzit nuk lidhen me karakteristika. Lidhen me vlerën dhe me mënyrën se si ajo vlerë lidhet me realitetin e tyre. Një shitës modern di ta tregojë ofertën në mënyrë që klienti ta kuptojë jo vetëm çfarë po blen, por pse ka rëndësi për të.
4. SOLUTION – ZGJIDHJA: Shitësi i vjetër pyet: “Çfarë mund t’i shes këtij klienti?” Shitësi modern pyet: “Çfarë problemi mund t’ia zgjidh këtij klienti?” Ky ndryshim i vogël në qasje mund të ndryshojë komplet rezultatin e një bisede shitjeje.
5. SUCCESS – SUKSESI: Në fund, gjithçka kthehet te rezultatet.
Sa kontakte u kthyen në mundësi?
Sa mundësi u kthyen në klientë?
Sa klientë u kthyen në marrëdhënie afatgjata?
Sepse në shitje, aktiviteti pa rezultat nuk është sukses.
Suksesi kërkon matje, disiplinë dhe përmirësim të vazhdueshëm.
Sales Bootcamp nuk është krijuar për t’ju dhënë edhe një dosje me teori që përfundon në sirtar. Është krijuar për t’ju nxjerrë nga rutina, për t’ju sfiduar dhe për t’ju dhënë një qasje që mund ta aplikoni në bisedën e radhës me klientin.
Nëse je profesionist i shitjes, drejtues ekipi, sipërmarrës apo punon në një rol ku rezultati yt varet nga aftësia për të komunikuar dhe bindur, kjo ditë është për ty. Sepse tregu ka ndryshuar. Klienti ka ndryshuar.
Pyetja është: A ke ndryshuar edhe ti mënyrën se si shet apo je akoma me teknikat e vjetra të shitjes?
Vendi: Four Points by Sheraton, Marigona – Prishtinë
Ora: 26 Shtator | sales@denisgafuri.com | +383 49 893 888



































