LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani: LDK, VV e PSD të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj (Video)

Vjosa Osmani: LDK, VV e PSD të bashkohen për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj (Video)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka theksuar se duhet një bashkëpunim dhe bashkërendim i angazhimeve të partive opozitare për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Osmani në një intervistë për Telegrafin ka thënë se Grupi Parlamentar i LDK-së i ka 27 vota të gatshme për ta votuar mocionin për rrëzimin e ekzekutivit aktual, të cilat, sipas saj, janë mbledhur para një muaji.

“Unë mendoj që partitë opozitare në vend që të përplasen për çështje triviale dhe teknike, do të duhej të ulen seriozisht dhe te bashkëpunojnë, madje jo vetëm në çështje te mocionit, por të ndërtojnë një kulturë të bashkëpunimit dhe bashkërendimi edhe për çështje tjera edhe për seanca”, ka shtuar ai.


Sipas saj, opozita nuk llogarit në votat e Listës Serbe, dhe po tentojnë të ndërtojnë një marrëveshje me partitë shqiptare në opozitë, duke shtuar se “jemi në diskutim edhe me deputetët e pushtetit për t’i bërë numrat”.

“Nëse i bëjmë llogaritë, atëherë e shohim se LDK i ka 27 vota, Lëvizja Vetëvendosje 19 dhe PSD 12, e që i bie se nuk janë të mjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë. Por, presim votat e disa deputetëve të pozitës, të ndihmojnë ta rrëzojmë Qeverinë”, ka shtuar Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori