LAJMI I FUNDIT:

Vjen edhe reagimi i Prishtinës lidhur me akuzat e Llapit dhe Feronikelit

Vjen edhe reagimi i Prishtinës lidhur me akuzat e Llapit dhe Feronikelit
Llapi vs Prishtina (Foto: PrishtinaFC.com)

Pas akuzave të Llapit dhe Feronikelit se Federata e Futbollit të Kosovës, gjegjësisht kryetari Agim Ademi, i ka dhënë premia Prishtinës për ta mposhtur skuadrën nga Podujeva, ka ardhur edhe reagimi i klubit kryeqytetas.

Pas ndeshjes në Podujevë, të cilën fitoi Llapi, ky klub përmes një postimi në Facebook kishte thënë se Prishtina ka marrë premia në vlerë prej 38.000 eurosh nga kreu i FFK-së.


Në ndërkohë, një akuzë e ka bërë edhe lideri në Superligën e Kosovës në futboll, Feronikeli, duke pohuar se në kampionatin elitar ka ndodhur një rast i paprecedent.

FFK ka reaguar përmes një komunikate duke i quajtur shpifje pretendimet e LLapit dhe ka kërkuar nga kryesia e klubit që të distancohet dhe të kërkojë falje “për të pavërtetat e thëna dhe akuzat e turpshme në profilin zyrtar të klubit në Facebook ndaj presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së”.

Ndërsa tani ka ardhur edhe reagimi i FC Prishtinës lidhur me gjithë situatën e krijuar.

Më poshtë është postimi i plotë (i paedituar) në faqen e Prishtinës në Facebook:

REAGIM

Me rastin e shpifjes së udhëheqësit të klubit Llapi dhe Feronikeli

Paskan reaguan dy klube, të cilat njërën nga shuarja e ka shpëtuar FFK-ja dhe sot e kësaj dite nuk dihet personi i saktë që qëndron prapa atij klubi dhe ku së paku dy ndeshjet e fituara tyre për Kupë flasin dy qytete të tëra të Klinës e Ferizajt,

Paska reaguar klubi i qytetit ku kryetar i komisionit për gjyqtarë është nga ai qytet dhe ai ka caktuar dje gjyqtar Selim Isufin dhe në vend që të skuqen se si e fituan lojën, dolën me shpifje absurde të nivelit të tyre pa ua përmendur edhe njëherë edicionin e vitit të kaluar që i di krejt opinioni publik.

Ka reaguar klubi i cili nuk do ta dijë që Prishtina është dëmtuar në mënyre drastike dhe qëllimisht kur Benjamin Emini (dhëndri i Tahir Batatinës) e shqelmon pa top Mankendën dhe ndëshkohet vetëm me të verdhë. Kur portieri i skuadrës së vetë ngatërrohet me bashkëlojtarin, i bije topi nga dora dhe Prishtina shënon gol të rregullt dhe i anulohet, kur në minutat e fundit Mankenda tërhiqet me duar dhe pengohet në zonë nga Ilir Blakqori dhe jo që nuk jep penallti, por shënjestron futbollistët e Prishtinës që kanë nga 3 kartonë që automatikisht nuk do të luajnë kundër ekipit, qëllojani kujt? Ekipit të klubit që paska reaguar, Feronikeli!!!

E sqarojmë opinionin se Prishtina edhe në kohën e Fadil Vokrrit ka marrë mjete që i kanë takuar dhe që të gjitha janë transparente nëpërmjet llogarisë dhe sipas ligjit që na takojnë.

Sa për Federatën në kohën kur skuadrën që e ka shpëtuar nga shuarja po kjo Federatë, i ka marrë dy tituj kampioni e Prishtina ka vite që merret me të gjitha problemet e mundshme, nuk do të kishte ekzistuar financiarisht qe 15 vjet rresht sa është privatizuar klubi.

Krejt ky reagim i tyre vije pasi që duan ta mbulojnë, Feronikeli e Llapi, së bashku, pafytyrësinë e zhvilluar dje.

FC Prishtina nuk ka reaguar sivjet në asnjë vendim të gjyqtarëve, megjithëse jemi dëmtuar në disa raste, por kemi vlerësuar që kanë qenë gabime pa tendencë. Ndryshe, shumë ndryshe prej dje. Nuk e arsyeton Prishtina lojën e saj e cila si do që të ketë qenë, i pati rastet e shënimit, por u pengua nga gjyqtari i paracaktuar Selim Isufi. Tendenca e tij shihet te ndëshkimi i futbollistëve të Prishtinës me 3 kartonë. Aty mbaron filmi dhe e kuptojmë mirë reagimin e klubit tjetër që nuk dihet, apo edhe dihet kush qëndron pas tyre.

Prishtina është dëmtuar në ndeshjen e javës 5 me Ferizajn (0:0) nga gjyqtari Tefik Maloku – nuk e kemi përmendur as s’jemi ankuar, kemi konstatuar që s’kanë qenë tendencioze, por gabime normale njerëzore.

Në javën e 7-të jemi mposhtur nga Drita, me gjyqtarin Dardan Çaka – i cili është atakuar konstant edhe pse me të jemi ndëshkuar me karton të kuq me Feronikelin në javën e 10-të dhe ka gjykuar mjaft dobët në javën e 16-të në barazimin pa gola në Ferizaj nga presioni që iu ishte bërë nga portale të parapaguara, fatkeqësisht edhe nga ish-njerëz të klubit tonë. Nuk e kemi akuzuar Çakën, i kemi shpreh admirim për gjykim korrekt pa tendencë edhe kur nuk e ka pasur ditën apo presione publike si ndeshja e lartcekur me Ferizajn apo edhe me Trepçën ’89 për Kupë. Prishtina statistikat më të këqija në këtë edicion i ka me gjyqtarin Çaka (4 fitore – 1 barazim e 2 humbje), por ne e vlerësojmë Çakën, i cili atakohet sa herë i gjykon Prishtinës dhe tani pas reagimeve të dy klubeve e kuptojmë për se, sepse nuk mund ta blejnë siç e blenë dje Selim Isufin.

Prishtinës iu është shënuar goli i barazimit të Flamurtarit nga pozita jashtë lojës në javën e 7-të nga anësori Edmond Zeqiri, anësor i ndeshjes së famshme në Pejë, Prishtina – Drita. Zeqiri është djali i Xhafer Zeqirit, jo që është i afërt me klubin e Llapit dhe në organe të Rajonit, por që publikisht na shan e na fyen. Por, nuk jemi ankuar, kemi konstatuar që ka qenë e paqëllimshme dhe nuk e ka parë dhe s’kemi dashur as të arsyetohemi për barazimin e luajtur.

Prishtina në këtë edicion ka reaguar vetëm në ndeshjen e djeshme dhe kemi thënë që Llapi e donte fitoren më shumë dhe nuk ka pasur nevojë për ndihmën e gjyqtarit. Pas pamjeve televizive dhe sidomos par reagimit të mbrëmshëm dhe të sotëm, e kuptuam që për ta larë vetën që qenkan zhytur aq shumë, për t’i hedhë hi syve të opinionit, kanë shpifë gjëra absurde të paqena.

Çdo klub ka krizat e veta sportive, s’jemi as të parët as të fundit. Llapi ka ekip pretendues dhe kemi mundur të humbasim në kushte normale. Por, nuk do të lejojmë të ketë prapaskena siç kanë ndodhur edicionin e kaluar.

Besojmë fortë, se kjo çka ka ndodh dje ka qenë vetëm një episod dhe nga organet gjegjëse do të merren me të dhe nuk do të lejohet të përsëritet më, as me ne, as me një skuadër tjetër. Prishtina është në vendin që e meriton në tabelë, deri te ndeshja e djeshme, dhe ashtu siç asnjë futbollistë, kryetrajneri apo klubi nuk ka reaguar, deri dje – është shembulli më i mirë që dështimet tona nuk i kemi kërkuar diku tjetër. As nuk do t’i kërkojmë, por as nuk do të lejojmë të ndodh ajo çfarë ka ndodhur dje.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori