LAJMI I FUNDIT:

Villa lojtar i Barcës?

Villa lojtar i Barcës?

Sipas të përditshmes sportive Marca, Valencia dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit David Villa për një shumë të jashtëzakonshme.

Dihet se Barcelona ka tentuar dhe verën e kaluar ta transferojë sulmuesin spanjol, por pas dështimit të parë, duket se Joan Laporta ka nxituar dhe ka bindur drejtuesit e Los Che për ta shitur atë pak para Kampionatit Botëror, në kohën kur mbahen zgjedhjet presidenciale të Barcelonës.

Marrëveshja peshon 40 milionë euro plus dy lojtarë tjerë të Barcës, bëhet fjalë për Aliaksandr Hleb që është si huazim te Stuttgarti dhe sulmuesin e ri Bojan Krkic.

David Villa ka shënuar 21 gola këtë sezon, gjashtë më pak se Lionel Messi i Barcelonës. /Telegrafi/