LAJMI I FUNDIT:

Villa: Casillas është portieri më i mirë në botë

Villa: Casillas është portieri më i mirë në botë

Sulmuesi i Valencias, David Villa, ka thënë se bashkëkombësi i tij- portieri i Real Madridit, Iker Casillas- është portieri më i mirë në botë.

Casillas ka debutuar për Spanjën në vitin 2000, ndërsa në ndeshjen e të shtunës kundër Argjentinës, pritet që të regjistrojë paraqitjen e 100-të për përfaqësuesen e tij.

“Për mua, Iker është më i miri në botë. Tre portierët që i kemi në ekipin kombëtar, Casillas, Pepe Reina dhe Diego (Lopez), sipas mendimit tim, janë ndër më të mirët në botë”, ka thënë Villa për të përditshmen Marca. /Telegrafi/