LAJMI I FUNDIT:

Vijnë robotët shoqërorë

Vijnë robotët shoqërorë

Miqtë më të mirë në të ardhmen do të mund të na bëhen robotët. Ata do të ndajnë shenjat tona joverbale, do të përcjellin mënyrën si mbajmë trupin dhe shprehjet e fytyrës, për të na këshilluar se si t’i përdorim ata në mënyrë të drejtë.

Ky është një skenar i frikshëm por shumë i mundur i të ardhmes së afërt të cilin e ka paraqitur profesoresha nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) Cynthia Breazeal, e bindur se për ndonjë vjet do të janë pikërisht robotët ata të cilët do të zëvendësojnë shoqërimin nëpërmes rrjeteve sociale siç janë Facebook e Twitter.

“Në vend të teknologjisë si telefonat e mençur dhe laptopët të cilët sot u mundësojnë njerëzve biseda dhe shoqërim, nesër këtë do ta bëjnë robotët shoqërorë. Ashtu siç u ec për dore droidëve në “Luftërat Yjore”, nëpërmes sjelljes tonë ata do të mund të parashohin se cilat janë nevojat dhe qëllimet tona, në çka besojmë, që na motivon dhe na nxit emocione”, pohon shkencëtarja e MIT Breazeal.

Ani pse teza për robotët me të cilët do të bëjmë muhabet miqësisht për gjëra intime, pas së cilit do të janë ata të cilat do të na tregojmë se çfarë duam në jetën reale, tingëllon gjë bizare dhe e largët, teoria për robotët shoqërorë duket diç më e kapshme.

Ata do të na lidhnin me psikiatrit, infermieret, trajnuesit, respektivisht do t’u sqaronin atyre se çka na dhemb apo mundon apo do të kishin rekomandimin për trajnimin më të mirë.

“Çështja kryesore është se si të dizajnohet roboti për marrëdhënie afatgjate me personin e caktuar për të cilin robotin me të vërtetë do të dijë se është unik, individ”, përfundohet në ligjëratën e profesoreshës Breazeal.

Siç transmeton televizioni amerikan CNN, teoria mbi robotët shoqërorë paraqet revolucion shkencor, mirëpo duket se do të kalojnë edhe shumë vjet duke bërë klik e like në Facebook, derisa të vjen koha që roboti jonë personal të na përgjigjet se a jemi në qejf të mirë dhe çfarë duam nga jeta. /Telegrafi/