LAJMI I FUNDIT:

Viera: Po rikthehem në formë

Viera: Po rikthehem në formë

Patrick Vieira thotë se ai do të tregojë formën e tij më të mirë nën urdhrat e trajnerit Roberto Mancini dhe do ta ndihmojë Manchester Cityn të sigurojë kualifikim për në Ligën e Kampionëve.

Francezi shënoi njërin prej golave në fitoren 6-1 të Cityt në udhëtim te Burnley gjatë të shtunës dhe ka filluar të rikthejë formën e tij.

“Kur arrita këtu nuk isha fizikisht në maje, por tash po përmirësohem. Shpresoj se mund ta ndihmojë ekipin të arrijë atë që ne vërtet dëshirojmë”, ka thënë 33-vjeçari. /Telegrafi/