LAJMI I FUNDIT:

Vetmia e pafund …

Vetmia e pafund …

Nga: Ernesto Sabato (pjesë nga “Abadoni, engjëlli i skëterrës”)
Përktheu: Erion Karabolli

Për shembull, mua më ngjizën atëherë kur ime më nuk e shihte dot me sy tim atë. Nuk jam rezultat i dashurisë; jam nënprodukt i pështirosjes. Nga papajtueshmëria, mitra i refuzon disa spermatozoide. Kur nisi lufta e spermatozoidëve dhe unë si trap mbërrita i pari, desha të kthehesha prapa, por mitra qe mbyllur. Dhe unë brenda!


Një çmenduri.

Gjithçka shkoi për dreq, qysh në fillim. U gjenda i vetmuar e i braktisur në atë shpellë të lagësht e të panjohur. Në anën tjetër mbetën triliona vëllezër e motra duke u përpëlitur nga asfiksia derisa vdiqën.

Edhe kjo është dashuri, zotërinj poetë që i këndoni buzëmbrëmjes dhe që në të vërtetë duhet t’i këndonit bythëmbrëmjes.

Vazhdon të më ndjekë ajo ndjesi, ajo erë e akullt që nganjëherë ma mpin njërën anë të fytyrës – vetmia e pafund.