LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Plani ekonomik gjatë pushimeve në Bullgari

Vetëvendosje: Plani ekonomik gjatë pushimeve në Bullgari

Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar nëpërmjet një komunikate për media rreth hartimit të planit ekonomik nga ana e Qeverisë së Kosovës në Bullgari. Sipas kësaj lëvizje njoftimi për udhëtimin në Bullgari dëshmon qartë se qeveria në krye me Hashim Thaçin është zgjedhur në Kuvendin e Kosovës pa program qeveritar dhe në mungesë të qartë të një agjende ekonomike.

Vetëvendosje thotë se, hartimi i planit ekonomik në këtë kohë tregon se edhe në mandatin e kaluar qeveria nuk e ka pasur të qartë programin e zhvillimit ekonomik.

“Funksionimi ad hoc i përditshëm, ku vendimet merren në bazë të rrjedhave ditore e jo në bazë të një plani strategjik, e kanë sjellë Kosovën para kolapsit ekonomik. Kjo po ashtu do të thotë se vendimet kapitale, si privatizimi i PTK-së, ndërtimi i autostradës, buxheti për vitin 2011, si dhe vendimet e tjera kapitale janë sjellë pa plan dhe agjendë ekonomike”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas kësaj lëvizje, vendimi që plani të hartohet në një qendër skijimi në Bullgari gjithashtu tregon se ndërtesat e shumta qeveritare në Prishtinë nuk i mjaftojnë qeverisë së Kosovës për të hartuar planin ekonomik për shpëtimin e vendit.


“Për më shumë, vendimi që paratë publike të shpenzohen në një qendër skijimi në Bullgari e jo në Kosovë në qendrat e shumta të pushimit, tregon në një rrafsh tjetër interesimin e qeverisë së Kosovës për të ndihmuar ekonominë vendore. Ashtu sikurse edhe në mandatin e kaluar, si duket më shumë punëtori e konferenca të qeverisë së Kosovës do të mbahen jashtë vendit e jo në Kosovë”.

Ata që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ekonominë e Kosovës për 30 muaj, sipas Vetëvendosjes së Albin Kurtit vështirë se mund t’i zgjidhin problemet për katër ditë skijimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Ndreqja disponimin vetit në këtë mot me shi, rezervo pushim tani në këto hotele

Fafa Resort
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

Studio në Selanik: Një diplomë e dyfishtë MBA e klasit botëror nga Universiteti i York-ut dhe Universiteti i Strasburgut

CITY College
Kalo në kategori